Konvulsione febrile
Informacione për prindërit

Inhaltsverzeichnis

Siehe PDF-File

Autor: Neuropädiatrie
Version: 06/11

Çfarë janë konvulsionet febrile?

  • Konvulsionet febrile janë goditjet, të cilat shkaktohen nga ethet (Temperaturë trupore në vesh ose rektal > 38.5 °C).
  • Rreth 5 nga 100 fëmijë kanë konvulsione febrile
  • Të prekur janë fëmijë ndërmjet 6 muajsh dhe 6 vjeç, më shpesh konvulsionet febrile shfaqen në vitin e dytë të jetës
  • Njihet një përqendrim në familje
  • Konvulsionet febrile nuk futen tek epilepsitë
  • Si shkak për konvulsionet febrile shihen një bashkëveprim i faktorëve gjenetik (gatishmëria e lindur te fëmija) si dhe ndikimet e jashtme (p.sh. infeksionet me viroza të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes).

Kur shfaqen konvulsionet febrile dhe si i dalloj unë ato?

  • Konvulsionet febrile shfaqen papritur dhe shpesh me rritjen e parë të temperaturës, por mund të shfaqen edhe në çdo kohë gjatë një sëmundje që shoqërohet me temperaturë.
  • Fëmijët pa pritur humbin ndjenjat dhe tregojnë konvulsione ritmike, nganjëherë ata bëhen si të ngrirë ose kanë një përgjumje të madhe. Në rastet të tilla sytë janë të hapur dhe shpesh të shtrembëruar.
  • Konvulsionet më të shumta febrile zgjasin më pak se 3 minuta. Si kohëzgjatje e goditjes shihet vetëm koha, gjatë së cilës fëmijët kanë konvulsione ose tensionim të madh të muskujve.
  • Pas konvulsioneve febrile fëmijët janë të përgjumur, kjo nuk do të thotë që goditja vazhdon ende.
  • Flitet për konvulsione të komplikuara febrile, nëse goditja zgjat më shumë se 15 minuta ose shfaqet disa herë brenda 24 orëve ose godet vetëm një gjysmë të trupit ose nëse pas goditjes ndodh një gjysmë paralizë.

Çfarë rreziqesh fshihen pas konvulsioneve febrile?

  • Edhe pse ato mund të duken tepër dramatike – konvulsionet febrile nuk janë të rrezikshme!
  • Konvulsionet febrile nuk kanë rrjedhoja negative për zhvillimin e mëtejshëm mendor.
  • Raste vdekje që lidhen konvulsionet febrile nuk janë të njohura.
  • Megjithatë konvulsionet febrile të cilat zgjasin shumë duhen mënjanuar, prandaj dhe Juve ju jepet një ilaç për rast rreziku (shihni më poshtë).
  • Rreziku i një epilepsie të mëvonshme është tepër i vogël (rreth 4%).
  • Por duke qenë se pas etheve mund të fshihet një sëmundje serioze, ju gjithmonë duhet të shkoni te mjeku ose të paktën ta merrni në telefon.

A mund të përsëriten konvulsionet febrile?

  • Shumica e fëmijëve kanë vetëm një konvulsion febril.
  • Rreth 30% kanë edhe një të dytë dhe rreth 10% tre ose më shumë konvulsione febrile.

Çfarë mund të bëj unë për parandalimin e konvulsioneve febrile?

  • Nuk ka asnjë masë, e cila pengon në mënyrë të sigurt konvulsionet febrile, edhe dhënia e rregullt dhe parandaluese e ilaçeve që ulin temperaturën.
  • Nganjëherë konvulsionet febrile janë shenja e parë e një episodi ethesh që do fillojë.
  • Një vëzhgim i vazhdueshëm gjatë natës i fëmijës suaj është i detyrueshëm. Edhe nëse Ju nuk do ta dallonit një konvulsion febril, kjo nuk paraqet rrezik për shëndetin. Nuk njihen raste, në të cilat fëmijët janë dëmtuar nga një konvulsion „i fshehur“ febril.
  • Sqarime të tjera pas konvulsioneve febrile si matja e grafikut të rrymës së trurit (EEG = Elektroencefalogram) ose MRI e trurit (rezonanca magnetike) janë të nevojshme në raste të rralla.

Çfarë duhet të bëj unë gjatë konvulsioneve febrile?

  • Ruani qetësinë!
  • Vendoseni fëmijën mbi pjesën anësore: Gjatë goditjes dhe edhe më pas. Disa fëmijë mund edhe të vjellin pas goditjes.
  • Në asnjë mënyrë ju nuk duhet ta shkundni fëmijën Tuaj, ti hapni me forcë nofullën, të shtyni objekte ndërmjet dhëmbëve, frymëmarrje gojë më gojë ( fëmijët mund të nxihen gjatë goditjes) ose ti spërkasni me ujë.
  • Largoni objektet, tek të cilat mund të dëmtohet fëmija Juaj.
  • Vrojtojeni goditjen mundësisht me saktësi dhe shikoni orën, për të përcaktuar kohëzgjatjen e goditjes.
  • Nëse goditja zgjat më shumë se 2-3 minuta, jepini një Diazepam Rektiole në after (në pesha trupore poshtë 20 kg: 1 x 5 mg; në pesha trupore mbi 20 kg: 1 x 10 mg).
  • Nëse goditja nuk pushon pas 5 minutave, Ju duhet ti jepni edhe një Diazepam Rektiole tjetër dhe të merrni në telefon urgjencën (Tel. 144).
  • Qëllimi është mënjanimi i konvulsioneve febrile që zgjasin për një kohë të gjatë (kjo do të thotë mbi 20 minuta).
  • Pas konvulsioneve febrile: Lidhuni me doktorin Tuaj, për të diskutuar, nëse fëmija juaj duhet vizituar direkt.

Për pyetje të tjera mund ti drejtoheni mjekut Tuaj të familjes ose të fëmijës ose telefonit këshillues të spitalit të fëmijëve të Luzern në numrin e telefonit 0900 554 774.